MOTOTAX — Ku do vesh?
Suzuki Burgman i bardhë, pamje prezantuese
SUZUKI BURGMAN 2020 / WHITE

Performance

Reliable &
Aerodynamic

Lorem ipsum dolor sit amet, quo graeco mnesarchum an, his et solum expetendis. Usu erat blandit in. Mei eius causae intellegam eu, te eum hinc pertinax.

01 KU DO VESH?SCROLL TO EXPLORE ↓

Shërbimet tona

Udhëtim i rehatshëm.
Në çdo rast.

Një mënyrë më e lehtë për të lëvizur në qytet. MOTOTAX është për njerëzit dhe udhëtimet e tyre — nga pika e nisjes, deri te destinacioni.

01 /

Transport
pasagjerësh

Udhëtime individuale, me drejtues dhe vend të dedikuar për pasagjerin.

02 /

Lëvizje e lehtë
në qytet

Nga takimet e ditës te kthimi në shtëpi. Zgjidh nisjen dhe destinacionin tënd.

03 /

Tarifë e qartë
para nisjes

Tarifa bihet dakord përpara udhëtimit. Pagesa kryhet në përfundim të tij.

04 /

Kërkesë për
udhëtim

Përgatit kërkesën me detajet e udhëtimit dhe konfirmo disponueshmërinë.

Siguria në rend të parë

Çdo udhëtim
fillon me sigurinë.

Kokore e zezë me logon MOTOTAX të stampuar

● KOKOREJA ËSHTË E DETYRUESHME

Rregullorja e klientit / FAQ

Shpejt. Sigurt. Kudo.
Lexo rregullat përpara çdo udhëtimi.

01Kokoreja mbrojtëse+

Vendosja e kokores është e detyrueshme për çdo pasagjer, pa përjashtim. MOTOTAX e siguron dhe e dezinfekton pas çdo udhëtimi.

Nëse pasagjeri refuzon ta vendosë, drejtuesi mund ta anulojë udhëtimin menjëherë.

02Siguria gjatë udhëtimit+

Shmang lëvizjet e papritura, përkuljet dhe animin e tepruar të trupit. Mbaji këmbët në mbështetëset gjatë gjithë udhëtimit.

Mos prek timonin, frenat apo kontrollet e motorit. Mbaji duart në belin ose jelekun e drejtuesit, ose në dorezën e pasme të sigurisë.

03Komunikimi dhe destinacioni+

Njofto destinacionin e saktë përpara nisjes. Komuniko me zë të qetë dhe respekto drejtuesin.

Për ndryshimin e destinacionit, njofto drejtuesin kur motori është i ndalur në një vend të sigurt.

04Çfarë nuk lejohet?+
  • Hipja pa kokore dhe mbajtja e telefonit në dorë gjatë udhëtimit.
  • Konsumimi i alkoolit ose substancave narkotike përpara apo gjatë udhëtimit.
  • Bagazhe të mëdha ose sende të rrezikshme pa miratim paraprak.
  • Fyerjet, kërcënimet dhe sjellja agresive.
  • Kërkesa për të drejtuar motorin ose për të shkelur rregullat e qarkullimit.
05Përgjegjësia dhe pagesa+

Pasagjeri mban përgjegjësi për dëmet që shkakton me sjelljen e tij dhe për sendet e paligjshme që zotëron.

Në rast mosrespektimi të rregullave, drejtuesi mund ta ndërpresë udhëtimin në vendin më të sigurt të mundshëm, pa detyrim kthimi pagese sipas rregullores së propozuar.

Pagesa kryhet në përfundim të udhëtimit, sipas tarifës së rënë dakord përpara nisjes.

06Dispozita përfundimtare+

Rregullorja është e ekspozuar në çdo motor të MOTOTAX dhe konsiderohet e pranuar nga pasagjeri në momentin e hipjes.

Nga nisja te destinacioni

Një qytet.
Një mijë destinacione.

Ti zgjedh ku do të shkosh.
Udhëtimi nis nga ty.

Gati për të lëvizur?

Ku do
vesh?

Na trego nisjen dhe destinacionin.
Ne e bëjmë hapin e parë më të lehtë.

Kërkesa përgatitet këtu; udhëtimi konfirmohet pas kontaktit.

Kërkesa jote

Hapi i parë
u bë.

Kopjo kërkesën për ta ndarë me MOTOTAX. Ky formular nuk dërgon rezervime automatikisht.